Një person është arrestuar të martën në Vushtrri, pasi dyshohet se ka vjedhur katër biçikleta.
Policia ka njoftuar se 36-vjeçari i dyshuar ka vjedhur biçikletat javë më parë në katër lokacione të ndryshme në Vushtrri.
“Si rezultat i hetimeve dhe provave të siguruara, hetuesit policorë kanë arrestuar të dyshuarin Y. Rr., 36 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se javë më parë në katër lokacione të ndryshme në Vushtrri, ka kryer veprat penale ‘vjedhje’ ku cak i këtyre vjedhjeve ishin katër biçikleta”, thuhet në njoftimin e policisë.
Më tej bëhet e ditur se në cilësi të provave materiale tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar katër biçikletat e vjedhura.
“Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
-
Në Mitrovicë arrestohen katër të dyshuar për vjedhje të cigareve elektronike
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për 14 raste të vjedhjeve
-
Arrestohen dy persona, dyshohen se kishin vjedhur në tri shkolla në Viti
-
Arrestohet i dyshuari për katër raste të vjedhjeve në Prishtinë
-
I mituri në Fushë-Kosovë arrestohet pasi kapet me motoçikleta të vjedhura