Një djalë nga Malisheva është arrestuar pasi që ka penguar babanë e tij që të shiste një pronë.
Sipas Policisë prona, e cila edhe ishte dëmtuar nga djali, ishte e babait.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRasti ka ndodhur të martën rreth orës 17:00 dhe po trajtohet si dhunë në familje dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.
Gjithashtu thuhet se djali ka shkaktuar aksident duke e goditur me veturë, veturën të cilën ishte duke e drejtuar babai, i cili thuhet se ishte nisur për ta paraqitur rastin në Polici.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka penguar viktimën mashkull kosovar -babanë e tij që të bëjë shitjen e një prone (të viktimës) duke dëmtuar pronën dhe po ashtu dyshohet se ka shkaktuar edhe aksident trafiku me veturë, duke e goditur veturën të cilën ishte duke e drejtuar viktima pasi që ishte nisur në drejtim të stacionit policor për ta denoncuar të dyshuarin”, thuhet në raportin e Policisë.
Viktimës thuhet se i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit[SN1] është dërguar në mbajtje.
[SN1]