Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Leposaviq, goditi veturën e Policisë

Policia

Një person është arrestuar në fshatin Kajkovë të Leposaviqit për pengim të personit zyrtar në detyrë.

Policia ka thënë se i dyshuari nuk i ishte bindur urdhrave të policëve në rrugë dhe me veturën e tij e kishte goditur veturën e Policisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti nuk ju kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policorë që po merreshin me një aksident trafiku dhe me veturën e tij kishte goditur veturën zyrtare të policisë duke i shkaktuar dëme materiale”, thuhet në raportin e PK-së.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.