Policia e Kosovës e ka ndaluar për 48 orë një person në Malishevë, pasi kishte raportuar rrejshëm se ishte dhunuar nga një burrë.
Sipas njoftimit, viktima (tani i dyshuari) kishte thënë se është dhunuar, e më pas është dërguar për ekzaminim mjekësor.
“Më datën 16 mars 2024 në Stacionin Policor në Malishevë viktima (tani i dyshuar) mashkull kosovar, i lindur në vitin 1999, ka raportuar se ishte dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit ‘viktima’ është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa rasti është cilësuar si rast dhunimi”, thuhet në njoftim./ksp
Raportohet për një rast dhunimi në Malishevë
Një burrë në Malishevë ka raportuar të shtunën se është dhunuar nga një burrë tjetër.
Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka njoftuar se dyshohet se i dyshuari dhe viktima kanë probleme psikike.
Edhe
Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Malishevë
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
"Malishevë / 16.03.2024-NN. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari dhe viktima dyshohet se janë me probleme psikike. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje", thuhet në njoftimin e plotë policor.