Në Lipjan një taksist është kërcënuar me thikë nga tre pasagjerë, ndërsa i janë vjedhur atij 17 euro dhe një celular, është njoftuar në raportin e Policisë së Kosovës.
“Ankuesi mashkull kosovar punëtor-taxi ka njoftuar se gjersa ka qenë duke i vozitur tre pasagjer njëri nga ta nën kërcënimin e thikës i ka grabit 17 euro dhe një celular. Sipas ankuesit të dyshuarit janë larguar me veturën Audi A3 me targa të Shqipërisë. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar”, është njoftuar në Raportin e Policisë.
Ndërkohë në fshatin Magure në Lipjan, Policia e Kosovës, ka njoftuar se një shtetas i huaj ka vjedhur disa birra në lokalin e një personi. Ai është arrestuar dhe gjatë kontrollit i është gjetur një qese me substancë narkotike. Ai është dërguar në mbajtje.
-
Taksisti grabitet në Prishtinë, iu morën 15 euro nën kërcënim të thikës
-
Taksisti në Prishtinë raporton se iu grabitën 100 euro
-
Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës
-
Një shtetas kinez raporton se iu grabitën 20 euro në Prishtinë, arrestohen dy të dyshuar
-
Nën kërcënim të thikës grabiten para në një lokal në Pejë