Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Lipjan, një veturë godet në zebra tre këmbësorë, në mesin e tyre një fëmijë

Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti, të hënën pas mesditës, në rrugën “Gjergj Fishta” në Lipjan.

Këmbësorët, duke përfshirë një fëmijë, derisa po kalonin në zebra, sipas dëshmitarëve, janë goditur nga një veturë, e cila ka kaluar rrugën në mënyrë të gabuar, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ambulanca, ndërsa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Sipas zëdhënëses së Policisë, Flora Ahmeti, ngasësja e veturës është shoqëruar për intervistim.

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Lipjan. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe tre këmbësorë. Lëndime trupore kanë pësuar këmbësorët, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë në Stacionin Policor është shoqëruar ngasësja e veturës”, ka thënë Flora Ahmeti – Policia e Kosovës.

Pas intervistimi, ajo është liruar në procedurë të rregullt, derisa policia do t’i vazhdojë hetimet.