Një këmbësor është goditur derisa po kalonte në zebra nga një veturë të premten pasdite në rrugën “Fahri Fazliu”.
Rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka thënë se këmbësori ka pësuar lëndime dhe se është dërguar për tretman mjekësor.
“Dje rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se në rrugën "Fahri Fazliu" në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.