Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar kontrabandimin e një sasie të produkteve kozmetike në pikën kufitare në Jarinjë.
Produktet janë zënë në një autobus të linjës Beograd-Mitrovicë.
Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:00. Vlera e mallrave të që janë konfiskuar thuhet se është mbi 850 euro.
“Mitrovicë, 24 tetor 2023 rreth orës 11:50, në pikën doganore të Jarinjës, në një autobus të linjës Beograd-Mitrovicë, është ushtruar kontroll i zakonshëm. Gjatë këtij kontrolli, oficerët doganorë u janë drejtuar udhëtarëve nëse kanë diçka për të deklaruar. Megjithatë, pas një kontrolli të detajuar të bagazhit dhe udhëtarëve, tek dy udhëtarë është hasur në një sasi malli të padeklaruar, i cili është identifikuar si produktet kozmetike. Ky mall është zbuluar gjatë kontrollit trupor të udhëtarit si dhe në bagazhe”, thuhet në njoftimin e Doganës.
{gallery}
-
Në Jarinjë zbulohen mallra të padeklaruara në autobusin e linjës Serbi-Kosovë
-
Dogana parandalon dy raste kontrabande në Jarinjë
-
Dogana parandalon kontrabandimin e tekstilit në vlerë mbi 20 mijë euro
-
Parandalohet kontrabandimi i mallrave në vlerë 7 mijë euro nga Maqedonia e Veriut në Kosovë
-
Në Jarinjë, serbit të Kosovës i konfiskohet malli që tentoi ta kontrabandonte me autobus