Dogana e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën ka parandaluar një rast të kontrabandës në Jarinjë.
Sipas njoftimit gjatë një kontrolli rutinë, oficerët doganorë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjatë kontrollit të një autobusi në pikëkalimin kufitar në Jarinje, kanë gjetur mallra të fshehura në vlerë prej 4 mijë e 793 euro.
“Në momentin e hyrjes së një autobusi të linjës Serbi-Kosovë, i cili kishte si destinacion Kosovën, u zbuluan mallra të fshehura në një nga hapësirat e tij. Mallrat e zbuluara, të cilat ishin të padeklaruara, përfshinin: produkte ushqimore, mbathje sportive, si dhe produkte tjera tekstili. Vlera totale e mallit që ka tentuar të futet në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës është 4,793.48€”, thuhet në njoftim.
Autobusi thuhet se është dërguar në terminalin doganor të Mitrovicës nën mbikëqyrjen e stafit doganor dhe policor për një kontroll të hollësishëm.
“Mallrat e pa deklaruara janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, ndërsa rasti po trajtohet nga njësitë relevante të Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
-
Në Jarinjë parandalohet kontrabandimi i disa produkteve kozmetike
-
Merdar, zbulohen mbi 63 mijë euro të padeklaruar në një autobus të relacionit Gjermani – Kosovë
-
Ndalohet një serb në Jarinjë, iu zunë mbi 10 mijë euro të padeklaruara
-
Dogana parandalon dy raste kontrabande në Jarinjë
-
Ndalohet shtetasi serb në Jarinjë, i sekuestrohen afro 20 mijë euro të padeklaruara