Policia e Kosovës, ka njoftuar se mëngjesin e së premtes, në pikën e kontrollit tek Ura e Bistricës, magjistralja Mitrovicë-Jarinjë, ka ndaluar një autobus të cilin ka qenë duke e vozitur një shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb, i cili ka qenë duke qarkulluar nga drejtimi i Leposaviqit në drejtim të Mitrovicës.
Sipas njoftimit të Policisë gjatë kontrollit në autobus është gjetur mall që dyshohet të jetë i kontrabanduar.
“Gjatë kontrollimit është vërejtur se në bagazhet e autobusit ka një sasi të madhe të mallit që dyshohet i kontrabanduar nga Serbia (laptopë, monitorë, pjesë kompjuterike, telefona, pjesë të telefonave mobilë, pjesë të automjeteve)”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Për të gjitha rrethanat e rastit thuhet se është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe me autorizim të tij është iniciuar rasti “kontrabandim me mallra”.
“Malli dhe automjeti janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë për procedura të mëtutjeshme ligjore, ndërsa i dyshuari, me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt”.
{gallery}
-
Në Jarinjë në autobusin e linjës Mitrovicë – Beograd, zbulohen 18 migrantë të paligjshëm
-
Në Jarinjë zbulohen mallra të padeklaruara në autobusin e linjës Serbi-Kosovë
-
Në Jarinjë parandalohet kontrabandimi i disa produkteve kozmetike
-
Pjesëtari i MUP-it ndalohet në Jarinjë
-
Ndalohet shoferi i një autobusi që po vinte nga Serbia, i gjenden 5 fletëvotime që dyshohen të falsikuara