Një pjesëtar i Policisë së Serbisë (MUP) është ndaluar në pikëkalimin kufitar të Jarinjës të enjten në mbrëmje.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për “Kossev”. Në raportim është thënë se i ndaluari është nga Kosova.
“Po merret në pyetje. Nuk do të thotë se ai do të dërgohet në mbajtje”, thuhet në përgjigjen e cituar nga Policia e Kosovës.
Nuk është bërë e ditur për çka dyshohet ky person.
KOHA ka provuar të marrë përgjigje nga Policia e Kosovës, por një gjë e tillë ishte e pamundur të enjten në mbrëmje. Sapo të ketë përgjigje, artikulli do të përditësohet.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndalohet një person në Leposaviq, dyshohet se e kaloi ilegalisht kufirin nga Serbia
-
Arrestohet shtetasi i Serbisë në Jarinjë, i ofroi 10 euro ryshfet policit
-
Arrestohet një i dyshuar për spiunazh
-
Arrestohet shtetasi serb që tentoi të korruptojë policin në Jarinjë
-
Ndalohet shtetasi serb në Bërnjak, tentoi t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë