Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Dubravë ndalohet një automjet me telefona, substanca narkotike, tableta të dyshimta...

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar të premten se ka arritur të parandalojë futjen e kontrabandës në qendrën korrektuese të Dubravës.

Siç bëhet e ditur në njoftim, kontrabanda u tentua të bëhej nëpërmjet automjetit transportues të kompanisë së kontraktuar për furnizime të kantinave në SHKK.

Gjatë kontrollit të automjetit transportues janë ndaluar: substancë e dyshuar narkotike 748 gr; 11 telefona mobilë; 8 kabllo të adapterëve; 2 koka të adapterëve; 5x20 tableta të dyshuara të llojit DBOLMAX, dhe 212 tableta të dyshuara si ekstazi.

Sipas njoftimit, ato u tentuan të futeshin në mënyrë të kamufluar.

SHKK-ja ka thënë se ka nisur hetimet e së shpejti do të dalë me raport të detajuar. Për rastin është njoftuar edhe Policia.

{gallery}