Pesë persona janë arrestuar në Prizren në Ditën e Pavarësisë së Kosovës për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.
Katër nga pesë të dyshuarit janë të mitur dhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se ata kanë larguar nga një shtyllë flamurin e Turqisë.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, prej tyre katër te mitur, pasi që të njëjtit kanë larguar nga një shtyllë elektrike një flamur të Turqisë të vendosur nga Kuvendi Komunal i Prizrenit me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njoftoi PK.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjykata merr vendim ndaj katër të miturve që dëmtuan flamujt e Turqisë
-
Iu gjetën flamuj që përdoren nga organizata terroriste, arrestohen dy persona
-
Tetë të arrestuar për djegien e flamurit maqedon në Shkup
-
Serbët djegin flamurin e Kosovës në Zveçan
-
Pesë të arrestuar nën dyshimin për prostitucion në Prizren, lirohen në procedurë të rregullt