Kronikë

Ndalohet te “Dheu i Bardhë” një shtetas serb, i premtoi një kosovari se do ta kalonte pa vizë në Austri

Policia e Kosovës te pika kufitare “Dheu i Bardhë” ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë që po drejtohej nga një shtetas serb.

Gjatë kontrollit është identifikuar një viktimë mashkull kosovar, viktimë e kontrabandimit me migrant.

29-vjeçarit i ishte premtuar se do t’i sigurohej hyrja pa vizë në Austri, nëse do t’i paguante të dyshuarit fillimisht 100 euro e më pas 1500 euro pas hyrjes në Hungari.

“Viktima tani më i kishte paguar njëqind(100) euro personit të dyshuar. Veprimet e policisë janë koordinuar me prokurorin kompetent për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet nga Policia e Kosovës.