Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e hershme të së shtunës kishte ndaluar një automjet me targa vendore dhe gjatë kontrollit janë hasur 21 migrantë.
Policia ka njoftuar se migrantët po trajtohen nga njësitetet përkatëse. Ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si kontrabandë me migrantë.
“Rr. Prishtinë-Mitrovicë (NN) 25.03.2023 – 01:25. Njësitë policore kanë ndalur një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, gjatë kontrollit në automjet janë hasur njëzet e një (21) migrantë, shtetas të huaj. Migrantët janë duke u trajtuar nga njësitë përkatëse. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
-
Ndalohet një person nën dyshimin për kontrabandim me migrantë në Vërmicë
-
Arrestohet një person në afërsi të Gjilanit, po kontrabandonte migrantë
-
Ndalohet një veturë në Prizren, brenda saj gjenden shtatë migrantë ilegalë
-
Kapen 18 emigrantë në Prishtinë, arrestohet personi që po i kontrabandonte
-
Rekrutonte shoferë për bartjen e migrantëve drejt Evropës, arrestohet i dyshuari në Prishtinë