Një shtetas i Kosovës i cili po voziste një veturë me targa të Serbisë është ndaluar në fshatin Bistricë të Leposaviqit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari ka hyrë nga Serbia në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale.
“Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë të cilën e drejtonte një shtetas kosovar. I dyshuari ka pranuar se ka kaluar nëpërmes rrugëve ilegale nga Serbia në R. Kosovë. Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtetasi i Serbisë hyn në Kosovë ilegalisht, lirohet në procedurë të rregullt
-
Shtetas i Serbisë arrestohet pasi kaloi ilegalisht kufirin në Leposaviq
-
Dy serbë ndalohen nga Policia për hyrje ilegale në Kosovë
-
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kaloi ilegalisht kufirin
-
Kaloi ilegalisht kufirin, shoqërohet në polici shtetasi serb