Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një shtetas të Serbisë, i cili me veturë me targa serbe kishte hyrë në Kosovë në mënyrë ilegale.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në fshatin Bistricë të Leposaviqit dhe po trajtohet si kalim i paautorizuar i kufirit.
“Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa të Serbisë të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë i cili përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimeve kufitare nga territori i Serbisë ka hyrë në territorin e Kosovës. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndalohet një shtetas i Kosovës që hyri ilegalisht nga Serbia
-
Ndalohet një person në Leposaviq, dyshohet se e kaloi ilegalisht kufirin nga Serbia
-
Dy serbë ndalohen nga Policia për hyrje ilegale në Kosovë
-
Kaloi ilegalisht kufirin, shoqërohet në polici shtetasi serb
-
Kaloi kufirin ilegalisht nga Serbia, shtetasit të huaj i konfiskohet vetura