Policia e Kosovës ka ndaluar një person në magjistralen Ferizaj – Kaçanik në hyrje të Kaçanikut sot rreth orës 10:00.
Shoferi 34-vjeçar F.RR. po drejtonte veturën ndonëse e kishte lejen e pezulluar për gjashtë muaj.
Pezullimi kishte hyrë në fuqi nga 21 tetori i vitit të kaluar deri më 22 prill të këtij viti.
“Në lidhje me këtë policia, shoferit i shqiptoi edhe një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, nga neni 250.4 , prej 300 euro dhe ndaj tij vazhdohet masa e ndalimit të patentë shoferit edhe për 6 muaj të tjerë”, thuhet nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.

Artikuj të ngjashëm
-
Policia ia merr lejen 21-vjeçarit që “fluturonte” te “Fusha e Pajtimit” në Kaçanik
-
Në zonë 40 km/h në Ferizaj voziti me shpejtësi 137km/h, i pezullohet leja e vozitjes për 3 muaj
-
Ferizaj, i pezullohet leja për një vit shoferit që drejtoi veturën me 102 km/h në zonën 40 km/h
-
Gjobitet shoferi që po drejtonte veturën nën masën “heqje e patentë shoferit”
-
Për një javë u shqiptuan mbi 1750 gjoba në rajonin e Ferizajt, u pezulluan 28 patentë shoferë