Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar, nga 8 deri më 14 shtator, janë shqiptuar 1754 tiketa trafiku dhe janë pezulluar 28 patentë shoferë për shkelje të rënda në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë shkaktuar 39 aksidente trafiku, prej tyre 24 me lëndime dhe 15 me dëme materiale. Janë lënduar 31 persona në aksidente trafiku.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë rregullat e trafikut”, ka njoftuar Policia.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 1,900 gjoba trafiku të shqiptuara për gjashtë ditë në rajonin e Ferizajt, 22 patentë-shoferë të pezulluar
-
Për një javë në rajonin e Ferizajt u shkaktuan 99 aksidente trafiku, u shqiptuan 1750 gjoba
-
Në 32 auto-parkingje në Ferizaj evidentohen shmangie e tatimit
-
Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent, pesë shoferëve u merret leja në Ferizaj
-
Ndëshkohen katër shoferë në Ferizaj për tejkalim të shpejtësisë