Policia e Kosovës ka njoftuar se i është pezulluar patentë shoferi për një vit dhe është gjobitur me 500 euro, 30-vjeçari B.I. shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi ai kishte drejtuar veturën me shpejtësinë 102 kilometra në orë në rrugën “Rexhep Bajrami” në Ferizaj, në një zonë ku shpejtësia e lejuar është 40 km/h.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në ora 6 të mëngjesit të hënën, ndërsa 30-vjeçari e ka pranuar në tërësi kundërvajtjen.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim.
-
Në zonë 40 km/h në Ferizaj voziti me shpejtësi 137km/h, i pezullohet leja e vozitjes për 3 muaj
-
Gjobitet me 500 euro e pezullim njëvjeçar të patentë shoferit për tejkalim shpejtësie
-
Ndëshkohen katër shoferë në Ferizaj për tejkalim të shpejtësisë
-
Dy shoferë ndëshkohen për kundërvajtje të rënda në trafik në Ferizaj
-
Në Ferizaj 5 shoferëve u pezullohet leja për 3 muaj, u kapën nga veturat inteligjente të policisë