Policia e Kosovës ka njoftuar se ia ka pezulluar lejen një shoferi për tre muaj dhe e ka gjobitur me 300 euro, pasi mbrëmë në magjistralen Ferizaj – Gjilan ai ishte kapur duke vozitur veturën me shpejtësi 137 kilometra në orë në një zonë ku shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë.
Shoferi është në ora 23:50 mbrëmë në fshatin Bibaj. Shoferi E.A. 28-vjeçar ka pranuar kundërvajtjen e shkaktuar.
“Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet E.A (M/K) i moshës 28 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe tre (3) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Ferizaj, i pezullohet leja për një vit shoferit që drejtoi veturën me 102 km/h në zonën 40 km/h
-
Ndëshkohen katër shoferë në Ferizaj për tejkalim të shpejtësisë
-
Dy shoferë ndëshkohen për kundërvajtje të rënda në trafik në Ferizaj
-
Në Ferizaj 5 shoferëve u pezullohet leja për 3 muaj, u kapën nga veturat inteligjente të policisë
-
Dënohen me 500 euro dhe i konfiskohet leja shoferëve të rinj që zhvilluan gara shpejtësie në Ferizaj