Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e djeshme është ndaluar një veturë për kundërvajtje, më saktësisht për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.
Shoferi po e drejtonte veturën në rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani” në Ferizaj me shpejtësi 106 kilometra në orë, ndërsa në atë zonë shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë.
Shoferit 38-vjeçar i është shqiptuar gjoba 500 euro dhe i është pezulluar për një vit patentë shoferi.
“Në lidhje me këtë, policia ndaj shoferit me inicialet S.S (M/K) i moshës 38-vjeçare, i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro, 5 pikë negative dhe 1 vit masë mbrojtëse (heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar”, thuhet nga Policia e Kosovës.
-
Prizrenasi gjobitet me 500 euro dhe i merret patentë shoferi për tejkalim të shpejtësisë
-
500 euro gjobë e marrje të patentës për 25-vjeçarin që voziti 131 km/h në zonën 50 km/h
-
500 euro gjobë, konfiskim njëvjeçar të patentë shoferit dhe pikë negative për tejkaluesin e shpejtësisë
-
Ferizaj, i pezullohet leja për një vit shoferit që drejtoi veturën me 102 km/h në zonën 40 km/h
-
500 euro gjobë personit që voziti pa patentë shoferë në Prishtinë me shpejtësi 180 km/h