Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ndalohen tre zyrtarë policorë në Gjakovë, dyshohet se ushtruan dhunë ndaj një personi

Tre zyrtarë policorë janë ndaluar për 48 orë pasi dyshohen se kanë kryer keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe lëndim të rëndë trupor.

Sipas njoftimit nga Prokuroria Themelore e Gjakovës, të enjten një person është ndaluar për kundërvajtje në trafik dhe më pas dyshohet se është keqtrajtuar nga zyrtarët policorë.

Për përfshirje në këtë incident janë suspenduar nga Inspektorati Policor shtatë persona.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë ditës do të bëj kërkesën për paraburgim, në Gjykatën kompetente, për tre zyrtarët policorë të cilët gjenden në ndalim dhe do të vazhdojë hetimet edhe për katër policët tjerë të cilët janë të dyshuar për rastin në fjalë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.