Policia e Kosovës ka suspenduar një zyrtar policor me dyshimin se zbuloi informatë zyrtare.
Sipas njoftimit, polici është punonjës në Stacionin Policor në Gjakovë. Ai është suspenduar për 72 orë.
“Sot, më datë 18.korrik.2025, Drejtoria Rajonale në Gjakovë pas veprimeve operativo – hetimore me qëllim të verifikimin të informatës, ka identifikuar një zyrtar policor, punonjës në stacionin policor në Gjakovë, i cili është suspenduar për 72 orë, mbi dyshimin e bazuar për rrjedhje të informatës zyrtare”, njoftoi PK.
Lidhur më rastin, Policia ka thënë se të gjitha veprimet e mëtejme do të merren në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet kompetente duke përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës.
-
Ndalohet një polic në Gjakovë, dy tjerë hetohen në procedurë të rregullt
-
Arrestohet një zyrtar policor nën dyshimin për ngacmim
-
Rekomandohet suspendimi i dy policëve
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e zyrtarit policor, dyshohet se zbuloi informacione konfidenciale
-
Arrestohet një zyrtar policor në Gjilan, dyshohet se jashtë detyrës u përfshi në një zënkë