Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy policëve në raste të ndara, njërin në Prishtinë e tjetrin në Gjakovë.
Sa i përket rastit në Gjakovë, polici dyshohet për dy vepra penale, për mbajtje të paautorizuar të armës dhe moslajmërim të veprave penale nga një aheng familjar në janar.
Ndërsa në rastin e dytë, atë në Prishtinë, polici është rekomanduar të suspendohet për shkak të veprës penale të keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
IPK-ja ka thënë se veprimet hetimore po ndërmerren në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.
“Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave për të dy rastet”, thuhet në njoftimin për media, të dërguar të premten.
-
Dy policë u përleshën brenda stacionit policor në Prishtinë, kërkohet suspendimi i tyre
-
IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë, kishin shtënë me armë jashtë detyrës zyrtare
-
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e tetë policëve në dy raste të ndara
-
Inspektorati rekomandon suspendimin edhe të shtatë policëve në Podujevë