Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se janë ndaluar tre persona (H.A., E.H. dhe M.A.), të dyshuar se duke vepruar në grup kanë arritur t’ia vjedhin një personi deri 20 mijë euro.
E Policia e Kosovës ka njoftuar pë rastin, duke bërë të ditur se më 18 shtator ka raportuar një person se kishte qëndruar për dy orë në një lokal në Pejë dhe me t’u kthyer në shtëpi kishte vërejtur se i mungon çanta e krahut, në të cilën ka thënë se kishte 20.200 euro dhe po ashtu dokumente personale.
Policia të hënën ka arrestuar tre të dyshuarit dhe janë sekuestruar 18.750 euro nga ta.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.
Prokuroria e Pejës ka thënë se do të kërkojë paraburgim prej një muaji ndaj të dyshuarve.
-
Tre të arrestuar në Pejë për vjedhje
-
Kërkohet paraburgim ndaj një personi, dyshohet se vodhi në Pejë gjësende me vlerë rreth 120 mijë euro
-
Nën kërcënimin e armës një gruaje në Pejë i grabitet çanta në të cilën kishte 6-7 euro
-
Vodhën 20 mijë euro, arrestohen tre persona
-
Arrestohet i dyshuari në Pejë për vjedhje