Kronikë

Ndalohen mallra të padeklaruara në Vermicë

mallera

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka evidentuar dy raste të ndryshme të tentativave për kalim të mallërave pa deklarim doganor në Pikën kufitare në Vermicë.

Siç bëhet e ditur, zyrtarët doganorë kanë ndaluar të dy automjetet, drejtuesit e të cilëve kishin deklaruar se nuk posedonin mallra për deklarim. Megjithatë, gjatë kontrolleve të detajuara, në të dy automjetet janë zbuluar sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara, në vlerë totale rreth 8,000 euro.

Mallrat e padeklaruara përfshinin: Veshmbathje dhe tekstil si: trenerka, xhaketa, peshqira, mbulesa krevati, fustane, etj. Produkte kozmetike dhe farmaceutike si: kremra, vajra, pika për sy, mjaltë mjekësor, ilaçe për përdorim të ndryshëm. Vegla pune elektrike si: sharra elektrike, trapanë, aku-veglash të markave të ndryshme, pajisje ndërtimi. Produkte elektronike dhe aksesorë për automjete si: pajisje audio, kamera, drita LED, dëgjuese, mbajtëse telefoni, jastëkë automjeti, etj. Artikuj tjerë të ndryshëm si: çanta, parfume, libra, sete pedikyri, pajisje pastrimi, etj”, thuhet në njoftim.

Në të dy rastet, Dogana ka njoftuar se mallrat janë ndaluar përkohësisht, ndërsa ndaj personave të përfshirë janë nisur procedurat për kundërvajtje doganore për mosdeklarim të mallit.