Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Viti pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale “sulm seksual” ndaj disa grave.
Sipas njoftimit policor, vepra është kryer të hënën, ku me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Nuk është bërë e ditur se sa viktima janë sulmuar seksualisht.
“Viti / 23.06.2025 – 13:00. Janë shoqëruar për intervistim dy persona meshkuj kosovarë, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave femra kosovare. Me urdhër të prokurorit një person është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga ekipet relevante”, thuhet në njoftimin e plotë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari që sulmoi fizikisht një grua në Viti
-
Arrestohet një person, dyshohet se sulmoi seksualisht dikë në prill
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për sulm seksual
-
Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual
-
Arrestohet për sulm seksual, pas intevistimit lirohet në procedurë të rregullt