Policia e Kosovës ka ndaluar sot në Pikën Kufitare Hani i Elezit dy persona me dyshim për falsifikim të dokumenteve.
Gjatë kontrollit E.F. (2003) dhe A.A. (2003) kanë prezantuar tek zyrtarët policorë, vërtetim për testin PCR të lëshuar nga QKMF-ja e Gjakovës.
Por pas kontaktimit me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjakovë, është konfirmuar se dokumentet e prezantuara nuk janë lëshuar nga atje.
“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, bazuar në rekomandimin e tij, ndaj të dyshuarve iniciohet rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘legalizim i përmbajtjes së pa vërtetë’. Dokumentet janë konfiskuar nga ana e policisë, rasti bazuar në aktvendimin e prokurorit vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet nga Policia e Kosovës.

-
Kapen dy të mitur pasi e kishin kaluar ilegalisht kufirin
-
Dy serbëve në Jarinje iu zihen dokumente false, intervistohen nga policia
-
Një burrë e një grua të arrestuar në Prizren nën dyshimin për falsifikim dokumentesh
-
Kapen mallra të falsifikuara në Han të Elezit
-
Arrestohet një person për falsifikim dokumentesh