Janë ndaluar në mbajtje 4 të dyshuar, për 48 orë, për shkak të dyshimit se kanë kryer “Kontrabandim mallrash”, “Dhënie ryshfeti” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll e posedim të paautorizuar të armëve”.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se sot, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, katër persona të dyshuar, me inicialet A.L., F.S., L.B., dhe A.L, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Kontrabandimi i mallrave “, nga neni 311 paragrafi 5, ”Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 paragrafi 2 dhe “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.
Prokurori i çështjes, ndaj të pandehurve, brenda afatit të caktuar ligjor, pritet të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.