Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dërgohen në mbajtje tre persona, dyshohen për vjedhje të rënda

Paraburgim

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka ndaluar tre persona për 48 orë pasi dyshohen se kanë kryer veprën vjedhje e rëndë. Sipas Prokurorisë, RR.A., Q.K., dhe A.SH. nga Prishtina, dyshohen se në vazhdimësi në regjione të ndryshme, kanë kryer veprën në fjalë.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtëve, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj”, thuhet në njoftimin policor.