Policia në koordinim me Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore në Ferizaj pas një hetimi që nga muaji prill ka arritur që të identifikojë dhe të arrestojë tre të dyshuar që në grup kishin kryer vjedhje të rënda.
“Fillimisht me datën 29.12.2023, rreth orës 17:20, hetuesit rajonal kanë arrestuar të dyshuarin A.XH (M/K) i moshës 23 vjeçar, ndërsa sot, datë 30.12.2023 rreth orës 07:00 janë arrestuar edhe dy të dyshuar tjerë, P.K (M/K) i moshës 36 vjeçar dhe A.K ( M/K) i moshës 30 vjeçar, me dyshimin se kanë kryer disa vjedhje të rënda në disa shtëpi të banimit ( kryesisht shtëpi të bashkatdhetarëve) dhe në disa biznese në qytetin e Ferizajt, duke përfshirë këtu fshatrat: Greme, Varosh, Dardani, Sazli dhe në lagjen ‘’Panorama’’ në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të dyshuarit janë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit të tyre nga hetuesit rajonal, në prani edhe të avokatëve mbrojtës, me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.
Ndërsa si prova materiale janë sekuestruar: 3 vetura, 1 armë zjarri ,pushkë automatike, 3 armë zjarri (pistoleta), Sasi e municionit: 1 dron, 3 palë dylbi, 3 radiolidhje dhe disa bateri dore që ndërlidhen me rastin e vjedhjeve të rënda.
-
Arrestohen 3 persona në Ferizaj, një për vjedhje e dy sepse penguan policët në arrestimin e tij
-
Policia kërkon bashkëpunim për kapjen e dy personave të dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj
-
Ferizaj, arrestohen të dyshuarit për vjedhjet e shtëpive
-
Arrestohet një 49-vjeçar në Ferizaj për vjedhje
-
Tre persona arrestohen për vjedhje në Fushë-Kosovë, dy dërgohen në mbajtje