Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Muharremaj ngushëllon familjen Sadikaj, do të shpallë Ditë Zie ditën e varrimit të tyre

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Sadikaj, që në një aksident komunikacioni ka humbur 5 anëtarë të familjes.

Prindërit, dy fëmijët e tyre, dhe një grua e moshuar kanë humbur jetën në një aksident trafiku sot në magjistralën Duhël – Suharekë, transmeton Koha.net.

Pesë të vdekur në një aksident në Biraq të Suharekës, tre nga ta fëmijë

“Sot jemi tronditur nga tragjedia që i ka ndodhur Familjes Sadikaj, e cila në aksident komunikacioni ka humbur 5 anëtarë, në magjistralen Duhël-Suharekë. Si kryetar Komune në emër të të gjithë qytetarëve të komunës tonë u shprehë ngushëllime. Natyrisht në momente të vështira, ne bashkëndjejmë me familjarët tyre në këtë pikëllim. Si kryetar do të marrë vendim që dita e varrimit të shpallet Ditë Zie në Komunën e Suharekës”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.