Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj ngushëllon familjen Sadikaj, bën thirrje për kujdes në vozitje

Foto: Driton Paçarada / Koha

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllimet e tij për tragjedinë që ndodhi sot në magjistralen Duhël – Suharekë.

Në një aksident trafiku sot kanë humbur jetën 5 anëtarë të familjes Sadikaj, prindërit, dy fëmijët e tyre, dhe një grua e moshuar, transmeton Koha.net.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për tragjedinë në komunikacion në magjistralen Duhël - Suharekë ku humbën jetën pesë anëtarë të familjes Sadikaj. Në emër timin personal dhe të gjithë qytetarëve i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Sadikaj”, ka shkruar Haradinaj.

Pesë të vdekur në një aksident në Biraq të Suharekës, tre nga ta fëmijë

Haradinaj më tutje iu ka bërë thirrje qytetarëve dhe bashkëatdhetarëve për kujdes të shtuar në vozitje.

“Jemi bashkë, në ketë kohë dhimbjeje dhe trishtimi për të gjithë dhe u bëj thirrje qytetarëve dhe bashkatdhetarëve për kujdes në vozitje dhe Policisë së Kosovës për vëmendje të shtuar për sigurinë në trafik”, është shprehur Haradinaj.