Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pesë të vdekur në një aksident në Biraq të Suharekës, tre nga ta fëmijë

15:24 - Sipas informatave të para, pesë të vdekurit i takojnë një familje, prindërit, dy fëmijët e tyre dhe një grua e moshuar.  


Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në magjistralen Suharekë – Duhël, në Biraq të Suharekës.

Lajmin e ka bërë të ditur për Koha.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha. Ai ka thënë se në aksident kanë vdekur dy të rritur dhe tre fëmijë.

Vdekjet janë konfirmuar nga emergjenca.

Në aksident janë përfshirë një automjet BMW dhe një autobus.

Zona e Biraqit është në dalje të Suharekës në drejtim të Prishtinës. Kjo rrugë është përcjellë edhe më parë me aksidente pasi rruga ka kthesa të shumta.