15:24 - Sipas informatave të para, pesë të vdekurit i takojnë një familje, prindërit, dy fëmijët e tyre dhe një grua e moshuar.
Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në magjistralen Suharekë – Duhël, në Biraq të Suharekës.
Lajmin e ka bërë të ditur për Koha.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha. Ai ka thënë se në aksident kanë vdekur dy të rritur dhe tre fëmijë.
Vdekjet janë konfirmuar nga emergjenca.
Në aksident janë përfshirë një automjet BMW dhe një autobus.
Zona e Biraqit është në dalje të Suharekës në drejtim të Prishtinës. Kjo rrugë është përcjellë edhe më parë me aksidente pasi rruga ka kthesa të shumta.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia tregon se si ndodhi aksidenti fatal për familjen pesë anëtarëshe në Suharekë
-
Raporti i KTV-së nga varrimi i pesë anëtarëve të familjes Sadikaj
-
Haradinaj ngushëllon familjen Sadikaj, bën thirrje për kujdes në vozitje
-
Thaçi ngushëllon familjen nga Suhareka, kërkon të merren masa që raste të tilla të mos ndodhin
-
Muharremaj ngushëllon familjen Sadikaj, do të shpallë Ditë Zie ditën e varrimit të tyre