Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka ngushëlluar familjen Sadikaj nga Suhareka, që tragjikisht sot humbi 5 anëtarë të familjes në një aksident trafiku.
Prindërit, fëmijët e tyre, dhe një grua e moshuar humbën jetën jetën në një aksident trafiku sot në magjistralen Duhël – Suharekë, transmeton Koha.net.
Pesë të vdekur në një aksident në Biraq të Suharekës, tre nga ta fëmijë
“Shumë e dhimbshme humbja e jetës së pesë anëtarëve të një familjeje, në mesin e tyre edhe fëmijë, sot në aksidentin tragjik në magjistralen Duhël-Suharekë. U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta të afërmve të tyre dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës”, ka shkruar Thaçi.
Ai më tutje ka kërkuar që të ndërmerren masa që numri i aksidenteve të reduktohet.
“Është shumë shqetësues numri i aksidenteve në rrugët e Kosovës, prandaj kërkohet një kujdes më i madh, si prej qytetarëve, ashtu edhe prej institucioneve përgjegjëse, për uljen e rrezikut të aksidenteve të komunikacionit dhe të fataliteteve nga këto aksidente”, ka shkruar ai.
-
Haradinaj ngushëllon familjen Sadikaj, bën thirrje për kujdes në vozitje
-
Muharremaj ngushëllon familjen Sadikaj, do të shpallë Ditë Zie ditën e varrimit të tyre
-
Raporti i KTV-së nga varrimi i pesë anëtarëve të familjes Sadikaj
-
Sot ditë zie në Suharekë, varrosen pesë anëtarët e familjes Sadikaj
-
Policia tregon se si ndodhi aksidenti fatal për familjen pesë anëtarëshe në Suharekë