Katër persona kanë gjetur vdekjen sot në dy aksidente të ndara. Tre kanë vdekur nga një aksident që ka ndodhur në Duhël të Suharekës ndërsa një person ka vdekur në një aksident në Vitomiricë të Pejës.
Në lidhje me këto aksidente ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një postim në Facebook.
Lexoni edhe:
Haradinaj u ka bërë apel të gjithë ngasësve që të kenë kujdes në trafik ndërsa institucioneve që të ndërmarrin të gjitha veprimet në parandalimin e aksidenteve.
“I tronditur nga lajmi për humbjen e katër jetëve në dy aksidente të ndara sot, në Duhël të Therandës dhe Vitomericë të Pejës. Ngushëllimet më të thella familjeve, që humbën më të dashurit e tyre. Tragjeditë kaq të shpeshta e me pasoja fatale janë shqetësuese për të gjithë ne. Iu bëj thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të vozisin me përgjegjësi, ndërsa institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha veprimet adekuate në parandalimin e aksidenteve, të cilat po përgjakin rrugët e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Lexoni edhe:
Gjithashtu, edhe zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i MPJ-së, Behgjet Pacolli, e ka quajtur ditën e sotme “ditë të zezë” si dhe apelon qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit.
“Ditë e zezë në rrugët e Kosovës. Tre të rinj (23, 21 dhe 20 vjeç) në lulet e rinisë, është bilanci i aksidentit të sotëm në Duhël të Suharekës. Po ashtu një viktimë tjetër në fshatin Vitomiricë të Pejës. Ngushëllimet e mia më të sinqerta! Të lënduarit, ju uroj shërim të shpejtë. Përseri i bëj apel qytetarëve të respektojnë rregulluat e komunikacionit, të mendohet sigura në rend të parë. Qoftë Perëndia me ne!”.
-
Tre të vdekur pas një aksidenti në fshatin Duhël
-
Detaje nga dy aksidentet e sotme që lanë të vdekur 4 persona dhe 2 të lënduar
-
Haradinaj ngushëllon familjen Sadikaj, bën thirrje për kujdes në vozitje
-
Kurti pas aksidentit në Badoc: Lus të keni kujdes në komunikacion
-
Tre të vdekur në një aksident te Liqeni i Badocit