Aksident i rëndë në magjistralen Pejë-Rozhajë Foto: Koha

Nga aksidenti në Vitomiricë vdiq një 63-vjeçar

16 March 2019 13:36
14:57

Policia e Kosovës, rajoni i Pejës, ka njoftuar se nga aksidenti që ndodhi në fshatin Vitomiricë, rrugën Pejë-Istog, ka vdekur një 63-vjeçar.

“Në këtë aksident ishin të involvuara dy automjete, një ‘Mercedes’ dhe një ‘VW’, si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes sipas ekipit mjekësor i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës, N.R. m/k/sh rreth 63 vjeçar, ndërsa dy persona (femra) janë të lënduara, njëra nga të lënduarat për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar ne QKUK për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa e lënduara tjetër është duke u trajtuar ne Spitalin Rajonal-Pejë”, thuhet në raport.

Tutje, thuhet se në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit.

“Hetuesit e Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe me urdhër të të njëjtit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion”, përfundon komunikata.

13:36

Aksident i rëndë në magjistralen Pejë-Rozhajë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Vitomiricë, magjistralja Pejë-Rozhajë.

Koha.net ka siguruar fotografitë nga vendi i ngjarjes. Sipas dëshmitarëve, dyshohet se është një i vdekur.

Koha.net ka provuar të kontaktojë Driton Rugovën, zëdhënës i Policisë në Pejë por ai e ka pasur telefonin e fikur.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme