Kryeministri Albin Kurti iu ka bërë thirrje qytetarëve t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kenë kujdes në ngasje, pas aksidentit të së shtunës ku humbën jetën tre persona.
Ai iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, duke thënë se në këtë kohë të rëndë ndan dhimbjen dhe pikëllimin me ta.
“Vdekje tragjike e tre të rinjve mbrëmë rreth mesnatës. Ngushëllime të sinqerta familjeve, shokëve dhe shoqeve të tyre. Në këtë kohë të rëndë ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin me ta. I lus qytetarët që të kenë kujdes e t’i respektojnë rregullat e komunikacionit si dhe të dekurajojnë të gjithë ata që praktikojnë tejkalimin e shpejtësisë së lejuar apo afirmojnë vozitjen tepër të shpejtë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Për vdekjen e tre personave në Liqenin e Badocit pas aksidentit rrugor kanë reaguar edhe zyrtarë të tjerë shtetërorë.
-
Kurti për aksidentin me viktima në Skenderaj: Shumë shpejt do të kemi pasqyrë më të plotë mbi rastin
-
Kurti bën thirrje: Sonte është natë kritike, mos lëvizni nëse s’e keni të domosdoshme
-
Kurti shpreh solidaritet me popullin e Austrisë
-
Kurti për vrasjet e ditëve të fundit: Duhen veprime të menjëhershme institucionale e reflektim shoqëror
-
Kurti: Vdekja e trefishtë në Gjakovë pikëlloi dhe tronditi mbarë popullin