Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos vozisin sonte nëse nuk e kanë të domosdoshme, për shkak të rrezikut nga ngricat.
Ai ka theksuar se “sonte është natë kritike sa i përket qarkullimit në rrugët e Kosovës”, duke thënë tutje se kontrasti i madh i temperaturave, me parashikime që ato të zbresin deri në –9°C, paraqet rrezik të shtuar, pasi rrugët e lagura nga shiu pritet të ngrijnë.
“U bëjmë thirrje të gjithëve që sonte të mos lëvizin nëse nuk e kanë të domosdoshme. E nëse megjithatë duhet të qarkullojnë gjatë natës së sontme, atëherë patjetër të bëjnë vozitje të kujdesshme duke ju përshtatur kushteve atmosferike”, ka shkruar në Facebook.
Kurti ka thënë tutje se kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë vazhdimisht në terren për të lehtësuar qarkullimin.
“Është i domosdoshëm zbatimi i ligjit për sezonin dimëror, përkatësisht pajisja e automjeteve me goma dimërore dhe zinxhirë”, ka shkruar ai duke bërë thirrje tutje që të shmangen lëvizjet e panevojshme.
-
Kurti: Shkuarja në zgjedhje s’është opsion, duhet vullnet për zgjidhje e vendime jo të lehta
-
Policia apelon për kujdes në trafik për shkak të motit
-
Bëhet thirrje për kujdes në trafik, shkak ngricat
-
Temperatura të ulëta sot në Kosovë
-
Borë e temperatura të ulëta sot në Kosovë, paralajmërohet rrezik në trafik