Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj, apel qytetarëve dhe policëve që të mobilizohen e të mundin tragjeditë në trafik

Foto: Alban Bujari

Kryeministri Ramush Haradinaj ka theksuar se me shqetësim dhe dhimbje të thellë po i pranon lajmet për tragjeditë në komunikacion, ku po humbin jetën të rejat dhe të rinjtë tanë.

Ai ka apeluar te çdo qytetar që këto ditë feste të mbajnë gëzim e lumturi e jo të shkaktojnë dhimbje.

“Apeloj Policinë e Kosovës të jenë vigjilentë dhe të pakompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e komunikacionit dhe sigurinë. Qytetarë dhe policë, të mobilizohemi bashkë që të mundim tragjeditë nga trafiku”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Gjatë 24 orëve të fundit, në 2 aksidente komunikacioni në vend, kanë mbetur të vdekur 3 persona – dy gra (23 e 31 vjeçare) dhe një fëmijë 13 vjeçar.