Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkoi sot nga Ministria e Infrastrukturës të hetojë situatën në trafik, pasi, sipas tij, gjendja është urgjente si rezultat i numrit të madh të aksidenteve me fatalitet.
“Kërkojmë një hetim se çfarë është duke ndodhur. Ekziston mundësia që edhe marrja e patentë-shoferit në disa forma mund të jetë arsye për këto aksidente të shumta. Është urgjente kjo temë, të merren masat më shpejt. Unë nuk mund të shpreh ngushëllime çdo ditë, nuk është në rregull. Do të thotë, hetoni, merrjani dikujt patentën, bëni minuse. Bëni diçka, se nuk është mirë, çdo ditë po ndodhin këto raste”, tha Haradinaj pas mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, raporton KsP.
Ndryshe, si pasojë e aksidenteve me fatalitet në dy muajt e parë të këtij viti në Kosovë kanë humbur jetën 16 persona, ndërkohë që viktima ka pasur edhe gjatë muajit mars.
-
Haradinaj bën thirrje për kujdes në komunikacion, pas vdekjes së pesë personave të shtunën
-
Haradinaj pas aksidentit në Rahovec bën thirrje për kujdes në trafik
-
Marrja e patentë shoferit me pagesë, një nga arsyet e aksidenteve
-
Haradinaj, apel qytetarëve dhe policëve që të mobilizohen e të mundin tragjeditë në trafik
-
Kërkohet drejtësi për aksidentet në Kosovë