Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria, e shqetësuar me numrin e madh të aksidenteve me fatalitet, kërkon masa nga Policia

Qeveria e Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me aksidentet e fundit në komunikacion të cilat po përfundojnë me humbjen e jetës së qytetarëve.

Qeveria u bën thirrje të gjitha institucioneve vendore dhe akterëve që kanë rol dhe ndikim në sensibilizimin e pjesëmarrësve në trafikun rrugor, veçanërisht Policisë së Kosovës, që të ndërmarrin hapat e duhur, të shtojnë masat e sigurisë në komunikacion.

“Qeveria e Kosovës u bën apel të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes dhe të jenë vigjilentë në respektimin e rregullave të komunikacionit, në mënyrë që të evitohen aksidentet të cilat po përfundojnë me fatalitet”, ka thënë Qeveria në apelin dërguar mediave.