Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia e Kosovës kërkon kujdes nga pjesëmarrësit në trafik

Reshjet e vazhdueshme të borës nëpër rrugët e vendit, potencialisht mund të paraqesin vështirësi në qarkullim duke zvogëluar dukshmërinë apo duke krijuar rrethana të pafavorshme për drejtuesit e automjeteve.

Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve të jenë më vigjilentë dhe vozitjen ta përshtatin me rrethanat e krijuara nëpër rrugë në mënyrë që pjesëmarrja në trafik të jetë e sigurt për të gjithë dhe të shmangen aksidentet rrugore.

“Angazhime policore janë në proces për të garantuar rrjedhshmëri të trafikut dhe për të parandaluar aksidentet, thuhet në njoftim.