Një person është arrestuar në lagjen Kalabria në Prishtinë nga një operacion i Policisë së Kosovës në bashkëpunim edhe me forcat speciale.
Burime të Koha.net kanë bërë të ditur se i arrestuari është shtetas malazez.
KTV-ja ka siguruar pamje nga momenti i arrestimit të tij.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka bërë të ditur se operacioni është duke vazhduar, përderisa janë duke u identifikuar të dyshuarit.
Më parë ai kishte konfirmuar se, “operacioni policor që është duke u realizuar në Prishtinë ka për qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtar”.
Artikuj të ngjashëm