Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Detajet e reja për arrestimin e shtetasit të huaj në Prishtinë

Ky është momenti kur Policia e Kosovës, bashkë me njësitin special, e arreston njërin nga disa persona të kërkuar ndërkombëtarisht të dyshuar për vrasje.

Shtetasi malazez po qëndronte në një banesë të lagjes Kalabria kur u arrestua rreth orës 16.

Pas disa orësh bastisjeje në vendbanimet e të dyshuarve për vrasje, KTV-ja merr vesh jozyrtarisht se janë gjetur armë dhe drogë.

Operacionin policor e ka konfirmuar për Kohavisionin edhe zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Policia e Kosovës e ka realizuar një operacion policor në Prishtinë, i cili ka për qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, që janë shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtar. Njësitet kompetente dhe ato speciale, në koordinim dhe bashkërendim, janë duke e zhvilluar operacionin dhe për detaje do të njoftoheni me kohë pas përfundimit të operacionit”, ka thënë Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë.

Aksioni policor ka zgjatur rreth pesë orë, me qëllim “identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për vrasje”.