Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në Prishtinë, dhe njoftohet se është një i arrestuar.
Operacioni ka për qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje. Dyshohet se janë shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtar.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha për Koha.net ka konfirmuar se njësitet policore dhe ato speciale janë duke e realizuar operacionin.
“Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në Prishtinë, i cili ka për qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtar. Njësitet kompetente dhe ato speciale në koordinim dhe bashkërendim janë edhe duke zhvilluar operacionin dhe për detaje do të njoftoheni me kohë pas përfundimit të operacionit”, ka thënë Hoxha.
Operacioni është duke u zhvilluar në lagjen Kalabria në Prishtinë.
Burime të Koha.net bëjnë të ditur se i arrestuari është shtetas malazez.
-
Detajet e reja për arrestimin e shtetasit të huaj në Prishtinë
-
Momenti i arrestimit të një shtetasi të huaj në Prishtinë, i dyshuar për vrasje
-
Detaje të reja të aksionit për arrestimin e shtetasve të huaj
-
Arrestohet një shtetas turk që po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar
-
Arrestohet në Kosovë një i kërkuar nga Gjermania për tentativë vrasjeje