Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Mitrovicasit i hakohet Facebooku, ankohet se iu dëmtua biznesi

Një kosovar nga Mitrovica e Jugut ka raportuar në Polici se persona të panjohur ia kanë marrë qasjen në llogarinë e tij në Facebook.

Policia ka njoftuar të premten se sipas viktimës, të dyshuarit ia kanë përdorur llogarinë duke i shkaktuar dëme në biznesin e tij.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se perona të pa njohur i kanë marr qasjen në llogarinë e tij të Facebook dhe më pas i kanë shkaktuar dëme në biznesin e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.