Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Serbes në veri i dëmtohet vetura

Policia e Kosoves

Foto-Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një serbe në Mitrovicë të Veriut, ka raportuar se i është dëmtuar vetura nga persona të panjohur.

Sipas ankueses thuhet se kjo nuk është hera e parë që i është dëmtuar vetura.

Rasti po trajtohet si “dëmtim i pronës”.

“Mitrovicë Veri / 28.12.2023 – 11:00. Ankuesja kosovare-serbe ka raportuar se persona të panjohur i kanë dëmtuar veturën. Sipas ankueses, kjo nuk është hera e parë që i dëmtohet vetura. Rasti nën hetime nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin e Policisë.

Artikuj të ngjashëm